Tensionet politike, Meta: Strategji e Ramës për të mbuluar dështimet dhe mbijetuar pa rregulla loje

Tensionet politike, Meta: Strategji e Ramës për të mbuluar

Presidenti, Ilir Meta, bën përgjegjës Ramën për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe tensionet e brendshme politike, pëor edhe ato në raport me Kosovën.

I ftuar në "360 Gradë" në RTV Ora, Meta thotë se për të mbuluar pikërisht këto dështime del me teza herë pas here në dëm të Kosovës, si rasti i minishengenit ballkanik.

Meta: Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Shqipëria është çdo ditë në tension, nga tensioni në tension, nga konflikti në konflikt. Tensioni qëndron te arbitrariteti për fat të keq i një individi që pavarësisht sesi, ka rrëzuar një sistem të tërë llogaridhënës dhe demokratik në vend të cilin e ka arritur me mjaft sukses gjatë vitit që po mbyllim. Të gjitha këto dështimet kërkon ti mbulojë duke krijuar dhe debate krejt të panevojshme, nuk është hera e parë. Është një strategji për të drejtuar dhe mbijetuar pa rregulla loje përmes kapjes së gjitha institucioneve, mediave, përmes presioneve, linçimeve të gjithë atyre që mendojnë ndryshe jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë.

Po kur ka nisur kjo strategji?

Meta: Kemi të bëjmë me një defaktorizim dhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve në terësi. Një Shqipëri që ka 4 vjet që bën hapa pas me BE, shtohen kushtet. Sigurisht nuk mund të jetë modeli më i mirë për gjithë shqiptarët në rajon dhe një Shqipëri që paraqitet në mënyrë të padrejtë me teza që në fund fare i përdor me mjeshtëri Serbia për të krijuar paqartësi, pasiguri në planin ndërkombëtar për të ardhmen e Kosovës, apo për ti paraqitur shqiptatët si revanshistë.


EMISIONET