Tension në Kuvend, deputeti i PD-së i versulet Ramës e qëllon me vezë
Kthimi i deputetëve të Partisë Demokratike në parlament pas rreth 6 muajsh bojkoti u përurua me përplasje që në seancën e parë.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltore deputeti i PD Endri Hasa iu vërsul drejt tij, duke e qëlluar me vezë dhe letër me bojë. Ndaj Ramës janë hedhur dy vezë, njëra e kapi në kraharor, kur tjetra i kaloi mbi kokë.
Më pas ndaj Ramës u hodhën dhe fletushka.
Situata u tensionua ndërsa në sfond u dëgjua deputeti Hasa të thotë: "E ke nga studentët!"
Në një reagim në twitter kryeministri e konsideroi atë që ndodhi si një vështirësi të përshtatjes me rregullat e sjelljes jorrugore.
"Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve", shkruan Rama në twitter.
Ndërkohë ish kryeministri Berisha me humor deklaroi se vezët ishin marrë nga Surreli.
Seanca u mbyll disa herë ndërkohë që deputeti demokrat nuk pranoi të linte sallën edhe pas vendimit të Byrosë që e përjashtonte me 10 ditë.
Vendimi iu komunikua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili bëri dhe një lapsus: Do të ta jap fjalën menjëherë sapo deputeti të lirojë sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së Partisë...Byrosë së Kuvendit. (në sallë duartrokitet)
Disa orë më pas Taulant Balla publikoi një video ku pretendon se Lulzim Basha i dha vezët deputetit demokrat që ky i fundit të qëllojë Ramën
Më herët kreu i grupit PS-se, Taulant Balla paraqiti 8 amendamente per Kodin Zgjedhor.Lëvizja e maxhorancës u prit me një lum akuzash nga PD.
Kryetari i PD-se Lulzim Basha akuzoi qeverine dhe grupin PS: Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë palate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore! Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës). Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.
Ndërkohë për disa minuta studentët protestues bllokuan rrugën e dytë të parlamentit duke bërë që disa deputetë të prisnin në oborrin e parlamentit.
Ora 12: 08 Kuvendi ndërpritet sa nis, Endri Hasa nuk largohet, Ruçi mbyll seancën, s'le Berishën të flasë. Seanca u caktua te nise ne oren 18:00
Ne oren 11: 26 u mblodh byroja e Kuvendit dhe vendosi perjashtimin e deputetit demokrat me 10 dite nga Kuvendi.
Ndërkohë deputetë të PD kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama por Byroja e Kuvendit nuk pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën. Sipas rregullores kërkesa shqyrtohet brenda 48 orësh
Momentet e tensionit
Ora 10:30 Tension në Kuvend.
Deputeti i PD-së i është afruar kryeministrit Rama i cili doli në foltore menjëherë pasi foli kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Pas kësaj situate, në orën 10:50 kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish kryetari i PD Sali Berisha u larguan nga salla.
Rama po deklaronte: Basha u kthye me mandate të pjekura por jo të djegura. Vetë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentët" kur deputeti demokrat Endri Hasa ka tentuar ta godasë me vezë kryeministrin Rama duke i percjelle mesazhin se e kishte nga studentet.
Pas kësaj situate tensioni, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe kërkoi përjashtimin e deputetit Hasa.
Nderhyrja e gardes ka qene e shpejte dhe e menjëhershme.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi,urdheroi përjashtimin e deputetit Endri Hasa dhe Sherbimin ta nxirrte jashte, por deputeti refuzoi të dalë jashtë parlamentit.
Ora 10:46 - Seanca vijon por deputeti demokrat nuk pranon te dale.
Ruçi urdheroi mbledhjen e byrosë për të vendosur përjashtimin e Hasës me 10 dite.
/Foto LSA