Tempora -Yuri Kim për reformën në drejtësi dhe reagimet e qytetarëve

Tempora -Yuri Kim për reformën në drejtësi dhe reagimet e

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”

Kjo deklarata e kryediplomates amerikane në Tiranë tronditi jo pak opininin publik. Politikanët e të gjitha kampeve politike u distancuan menjëherë nga kjo deklaratë ndërsa vetë qytetarët besojnë në një marrëveshje të fshehtë politike kundër reformës në drejtësi? 
 
Por cilës palë politike i intereson që mos të zbatohet reforma në drejtësi? Ka nga ata qytetarë që gishtin e drejtojnë tek qeveria por të tjerë bëjnë fajtorë të dy kapet politike qoftë në qeveri e qoftë në opozitë. 
 
  Humbjen e besimit ndaj drejtësisë së re qytetarët e kanë shpalosur dhe në sondazhin e fundit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Teksa 85% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni në nivelet e larta është shumë i përhapur shqetësuese ëshët shifra e qytetarëve që kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi. 

Sipas sondazhit, afro 1 në 2 shqiptarë besojnë se reforma nuk po kryhet me korrektësi. Mosbesimin më të madh ndaj reformës në drejtësi e kanë moshat deri në 30 vjeç, të arsimuar e në fillim të karrierës, të cilët shprehen se “reforma po bëhet sa për sy e faqe”, se “ajo nuk ka ndikim të vërtetë”, se “kjo reformë është proces selektiv, ku po ndëshkohen disa për t’u shërbyer atyre, që kanë mbështetje të fuqishme”.

Ndërsa drejtësia është një problematikë shqetësuese edhe sot, 4 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, qytetarët shqiptare kanë ngritur alarmin opër gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen.


EMISIONET