Tempora thyen barrierat: Basha në fushatë pas kuintave

Tempora thyen barrierat: Basha në fushatë pas kuintave

Sjell për publikun takimet e liderit të opozitës përtej regjisë së partisë.

Takimi njoftohet pak minuta përpara nisjes, e për mediat përcillet përmes rrjeteve sociale.

Kamera e emisionit tempora vendos të sjell atë cfarë ndodh pas kuintave. Nje kamera, mikrofon dhe fotograf, janë mjetet me anë të cilës partia demorkatike po sjell për publikun të gjithë takimet e liderit.

Qytetarët dhe bizneset janë njoftuar për ardhjen e kryetarit.

Edhe bizneset ku kryetari Lulzim Basha ndalon dhe shkëmben dy fjalë.

Kur mëson praninë e kamerës së Ora News, lideri i demokratëve ndalon dhe bën një falënderim.

Basha: Keni ardhur deri në Durrës? Bravo! Unë e di që resurtet tuaja janë të kufizuara, kështu që ju përgëzoj që keni ardhur.

Pse partitë vendosin të marrin kameran e tyre, për këtë pyetje qytetarët kanë këtë përgjigje.

Banor: Gjithmonë fshihet realiteti.

Një fjalë përballë qytetarëve. Edhe pse Lulzim basha thotë se nuk është një miting sërish është gati fonia, mikrofoni dhe gjithçka tjetër.

Basha: Kontakti me qytetarët është realiteti ashtu siç është.

Megjithatë ka diçka jashtë parashikimeve, dhe këtë Lulzim Basha e pranon.

Basha: Ka ca gjëra që nuk planifikohet dot. Roli i opozitës kur bashkohet me kauzën e qytetarëve dhe me ndihmën e Zotit, ndryshimi do të vijë.

EMISIONET