Lulzim Basha: Ne vendosëm të udhëheqim revoltën popullore deri ne rrëzimin e Edi Ramës.

Protesta e parë erdhi në 16 shkurt, ishte masive për nga pjesëmarrja, e mesazhet ishin të forta.

Basha: Edi Rama dhe skota e tij e kriminelëve kërkon për gjithë shqiptarët, për tu ngritur, për të mos u ulur më deri në fitore.

Edi rama nuk u lëkund për asnjë çast ndërsa protestat vijuan ditë pas ditë.

Ditët kalonin, protestat shtoheshin e ishin me te forta, ashtu si dhe mesazhet që përcillte lideri i opozitës.

Basha: Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri. Do të çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë.

E pas çdo proteste, Basha kishte një bindje të vetme.

Basha: Fundi ka ardhur nuk do ketë asnjë minutë paqe

E kjo u përforcua dhe pas aktit ekstrem te opozitës.

Basha: Sot dorëzojmë mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit.

Zotohej se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor? Por votimet u mbajtën.

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz e kanë kuptuar këtë. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

Protestat e fundit u mbajtën në korrik, e me vapën e gushtit ikën dhe protestat.

Ne vjeshtë premtohej protesta por ato nuk u mbajtën, ndërsa me fatkeqësinëe natyrore Basha bëri një hap pas në sulmin ndaj Edi Rames.

Basha: Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera e dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë.

Këtë fillim vit Basha foli sërish për protesta.

Por ndërkohë në tryezën e reformës zgjedhore sot Lulzim Basha dërgoi përfaqësuesit e tij.

Basha: Këtu nuk ka asnjë ndryshim. PD, opozita e bashkuar dhe shumica e shqiptarëve duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike përmes zgjedhjeve të parakohshme.


/Ora News.tv/