Stuhi ere dhe dëbore, përmbys kamionë dhe dëmton çati
Dy kamionë u përmbysën në superstradën Lezhë-Milot si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë qarkun prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Drejtuesit e mjeteve fatmirësisht shpëtuan me lëndime të vogla, por mjetet shkaktuan vështirësi në qarkullim në superstradë, ku policia e shtetit u bën apel drejtuesve të lëvizin me kujdes.
Disa shtëpi ndërkohë janë dëmtuar si pasojë e erës së fortë në Pukë e Lezhë si pasojë e stuhisë
Flora Filipi: "Stuhija dëmtoi tjegllat dhe gati sa nuk u dëmtua fëmija"
Probleme pati edhe me furnizimin me energji elektrike për shkak të dëmtimit të shtyllave ose linjave të shpërndarjes në disa zona të vendit, për riparimin e të cilave mbërritën në terren punonjësit e OSHEE.
E shtuna riktheu edhe reshjet e dëborës që përvec zonave malore të Korçës, Dibrës e Kukësit zbritën edhe në Tiranë, Krujë e Durrës.
Reshje dëborë u regjistruan edhe në Qafën e Llogarasë, por nuk ka probleme.
Në zonat malore të Korçës, trashësia e dëborës arrin në 30 cm.
Në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës lëvizet me zinxhirë.
Dëbora dhe temperaturat e ulta mbizotëruan edhe në qytetin juglindor
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes kanë vazhduar punën për mbajtjen hapur të segmenteve rrugore.
Në porte ndërkohë vijon puna normalisht