Teatri Kombëtar, Basha paralajmëron Metën: Dekretimi, pjesëmarrje në grushtshteti

Ndërsa, Ilir Meta, po firmoste në Presidencë rrëzimin e ligjit të Teatrit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia blu e paralajmëromnte Presidentin se nëse dekretonte ose kalonte me heshtje ligjin për Teatrin, do të bëhej pjesë e grushtit të shtetit.

Lulzim Basha: "Ne do të ndjekim institucionalisht të gjithë hapat ligjorë, por e rëndësishme është të theksoj se shkelja e parimeve bazë të shtetit, si kontratë bashkëjetese paqësore, si mekanizëm i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në shoqëri, është kaq totale dhe evidente në këtë ligj, saqë dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesëmarrje në grusht shteti. 

Sepse sot merr teatrin, nesër vendos (më fal se po e personalizoj) që të gjithë njerëzit, asnjë kaçurels nuk mund të punësohet në sektorin publik, pasnesër vendos që vetëm bjondët mund të trashëgojnë pronën e prindërve. Çfarë i pengon? Askush nuk i pengon! Kjo është vija e kuqe. Nëse kjo 'vijë e kuqe' kapërcehet, ne jemi de facto në gjendjen luftë civile".

Basha tha se kur të vijë në pushtet do të minojë me ligj të gjitha kullat që do të ndërtohen në truallin e Teatrit.

Lulzim Basha: "Minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet aty, dhe kjo është më e pakta se i pret diçka shumë më e keqe pas kësaj. Nëqoftëse ata i vënë minat Teatrit, ne do ti vëmë minat kullave, me ligj".

Ndërkohë që Basha vazhdon t’i qëndrojë në ballë bllokimit të situatës me shkollën e magjistraturës, reagimet zyrtare të BE i quajti klandestine.

Lulzim Basha: Nuk ka pasur thirrje nga Bashkimi Europian, ka pasur intervista klandestine në ndonjë stacion televiziv, të cilat unë nuk i marr për thirje nga BE.

Për transparencë ndaj publikut dhe ndaj PD, redaksia e Ora News po publikon komunikimin me zyrën e shtypit të delegacionit të BE në Tiranë, ku siç shihet kërkohet në mënyrë specifike që qëndrimi t’i adresohet Delegacionit të BE në Shqipëri.

Për një politikan të staturës së Lulzim Bashës është i njohur fakti se qëndrime të tilla te delegacioneve të BE janë të miratuara më parë nga Brukseli. 

Kjo shpjegon dhe faktin që delegacioni i BE në Tiranë i ka deklaruar Ora News se të njëjtën përgjigje do të marrim edhe nëse i drejtohen zëdhënëses së Komisionin Europian Maja Koçijançiç. 

Ne i jemi drejtuar dhe po presim përgjigje nga Maja Koçijançiç.

 

EMISIONET