Pas tërmetit në Shqipëri, Facebook krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurtë.

Butonat që ofrohen janë "I'm safe" (Jam i sigurtë) dhe "Doesn't Apply to Me" (Mos e apliko tek unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

Tërmeti më i fortë në 30 vite

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar sot (21 shtator) 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë.

52 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.

/Ora News.tv/