Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një sherr për motive të dobëta ai që ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij. Ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/