Përplasje dhe të shtëna me armë, policia greke ndjek të riun shqiptar si në filma

Përplasje dhe të shtëna me armë, policia greke ndjek të

Një operacion i policisë greke për të kapur një shqiptar është i denjë për film aksion. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Zografou të Athinës, ku policia tentoi të ndalonte një shqiptar i cili ndodhej në një makinë të bardhë.

Por sapo i riu ka pikasur policinë i ka dhënë gaz makinës duke u përpjekur të largohej.

Tentativa për t'i shpëtuar policisë dështoi nga të shtënat me armë të policisë greke dhe më pas përplasja e makinës së shqiptarit me dy pemë, raporton Zougla.gr

Pas përplasjes, i riu përsëri tentoi të largohej duke dalë nga makina, por nuk ia doli pasi u vu në pranga nga policia.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe një operacion ku jetonte i riu shqiptar, i cili ka qenë i njohur për drejtësinë greke në fushën e vjedhjeve.

Hetimet e policisë vazhdojnë, pasi janë në kërkim edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me të riun shqiptar.


EMISIONET