Për të qarë e për të qeshur/ E moshuara denoncon për vjedhje, por në fakt donte pak shoqëri

Për të qarë e për të qeshur/ E moshuara denoncon

"Ejani shpejt, ka hajdutë"! Por, me të mbërritur karabinierët, e moshuara e cila i kishte telefonuar rrëfen mes lotëve se nuk kishte keqbërës, por donte thjesht të shkëmbente ndonjë fjalë me dikë.

Kjo ndodhi pasditen e së dielën në zonën Po, lagje e Cremona-s.

Pensionistja vejushë, 81 vjeçare i telefonoi policisë duke denoncuar për një vjedhje në shtëpinë e saj.

Një patrullë vajti në 'vendngjarje' dhe pas një verifikimi të shpejtë, kuptoi se bëhej fjalë për një alarm fals.

E moshuara, kërkoi ndjesë duke qarë dhe duke justifikuar kërkesën për ndërhyrje të një patrulle me faktin se ndihej shumë e vetmuar.

Gruaja shpjegoi se ishte vejushë dhe se nuk i shihte fëmijët prej kohësh, pasi jetonin larg.

Policët e ngushëlluan dhe i ofruan një akullore duke e bërë të mallëngjehej edhe një herë tjetër dhe u larguan me premtimin se do ktheheshin ta vizitonin sërish.

Një histori e ngjashme ka ngjarë edhe para një jave në Napolit të Italisë.

Një zonjë, mbi 90 vjeçare, kishte kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për një vjedhje, por në fund u pa se bëhej fjalë për një alarm fals.

E moshuara ndihej e vetmuar dhe kërkonte pak shoqëri. Atëherë, agjentët e policisë, e shoqëruan për të ngrënë mëngjes dhe më pas në famullinë  e lagjes.

EMISIONET