Pagat e ulta të shqiptarëve dalin vetëm për sigurimin e ushqimeve bazike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se 44 % përdoren vetëm për blerje ushqimesh.

Eksperti Arben Malaj thekson se kjo lidhet me faktin se burimi i të ardhurave për shqiptarët mbetet vetëm paga që nuk ka pësuar rritje  në një kohë që jetesa është shtrenjtuar

Arben Malaj: "Duhet të rrisim në mënyrë të ndjeshme mundësinë që qytetarët shqiptarë të kenë të ardhura të disponueshme më të mëdha që nuk vijnë nga të ardhura bazike por dhe të ardhura dytësore që mund ti realizojnë qoftë me punë part time, apo me investimin në pasuri të patundshme e të tjera."

Malaj thekson se problem mbetet edhe mungesa e konkurencës në tregje çka sjell çmime të larta për qytetarët.

Arben Malaj: "Nëse kostoja e importit ulet dhe kostot e tjera të mbingarkesës fiskale janë të njëjta dhe ato që janë në përqindje e ulin akoma dhe më tej importin, nëse cmimet në tregje nuk bien është mesazh që tregjet tona nuk janë konkuruese. " 

Elbasani  dhe Dibra rezultojnë se janë  ndër qytetet me shpenzime më të vogla në rang vendi.Qytetarët shprehen se detyrohen të blejnë gjërat më të domosdoshme .

Sipas INSTAT shpenzimet e qytetarëve shqiptarë janë rritur me 3.5% gjatë 2018, ndërsa rritja e pagave pothuajse ka mbetur në vend. 

/Ora News.tv/