Kuvendi do të miratojë të hënën dy emrat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese edhe pse presidenti ka pezulluar përzgjedhjen e një emri që i takon atij.

U bë e ditur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë takimit  “Ti zgjedh”

"Të hënën Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarë të rinj të Gjykatës  Kushtetuese për të mundësuar që deri në fund të Janarit kunvendi do të zgjedhë anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është hap i rëndësishëm që brenda pranverës Gjykata të jetë tërësisht funksionale” u shpreh Taulant Balla.

Më 5 nentor Komisioni i Ligjeve dërgoi për miratim në parlament 3 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Në 16 nëntor në 362 qendra në Shqipëri dhe disa jashtë territorit PS do të zgjedhë delegatët nën moton “Ti zgjedh”



/Ora News.tv/