Taylor Swift nderohet me çmimin prestigjioz “Artistja e dekadës” në AMAs 2019

Taylor Swift nderohet me çmimin prestigjioz “Artistja e

Taylor Swift është vlerësuar me një çmim mjaft të madh. Këngëtarja me famë botërore do marrë çmimin “Artistja e Dekadës” në American Music Awards 2019 muajin e ardhshëm.

Lajmi u njoftua nga producentët e shfaqjes Dick Clark Productions.

Ajo gjithashtu është pritet të performojë disa nga hitet e saj përgjatë karrierës në muzikë.

Vitin e kaluar, Taylor mori më shumë çmime AMA se çdo artiste tjetër femër, duke mundur Whitney Houston.  Ndërsa këtë vit do garojë kundër Michael Jackson për të kapërcyer rekordin e tij për shumicën e çmimeve AMA të marrë ndonjëherë nga një artist mashkull apo femër.

Michael mban fronin me 24 çmime ndërsa Taylor aktualisht ka 23.

Swift gjithashtu ka fituar çmimin “Atistja e Vitit” katër herë në AMA.

EMISIONET