"Tartaruga" vë në pranga 35 vjeçarin e akuzuar për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale"

"Tartaruga" vë në pranga 35 vjeçarin e akuzuar

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana në kuadër të operacionit "Tartaruga" ka vënë në pranga një 35-vjeçar, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Blerim Sulejmani, 35 vjeç, banues në Levan, Fier.

"Arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Pjesmarrje në organizate kriminale", "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Shtrëngim me anë të kanosjes" të parashikuara nga Kodi Penal Italian", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

EMISIONET