Tapë në doganë: DJ Sardi rrëfen situatën qesharake

Tapë në doganë: DJ Sardi rrëfen situatën qesharake

Ai është një nga Dj më të njohur në Shqipëri, të cilin e gjejmë duke kënaqur publikun në klubet e natës. Shpesh herë, DJ Sardi përjeton situata nga më të ndryshmet, një prej të cilave e ka rrëfyer në studion e "Why Not" duke treguar momentin e sikletshëm, por komik në të njëjtën kohë, kur ishte duke kaluar doganën me miqtë e dehur.

“Kemi shkuar njëherë në Maqedoni dhe gjatë rrugës, kishim ndejtur nja 2-3 ditë me disa miq dhe kishim pirë, ishim bërë tapë. Kur vajtëm në kufi, një shoku im që s’para pinte, unë isha në timon se jam më i vetëdijshëm dhe nuk e jap veten. Ai piu aq shumë dhe japim pashaportat, ai del nga makina dhe i shkon asaj te dritarja e i thotë ‘e futa kokën’. Thotë ajo shumë të qeshur paskeni ardh djema. Kur i thotë ky, jo sa kemi pirë një shishe vodka, po ikim për qejf. Ne po prisnim vulat të iknim”, tha ai.

EMISIONET