Takimi me Gjenovën, Spalletti grumbullon yllin e skuadrës

Takimi me Gjenovën, Spalletti grumbullon yllin e skuadrës

Lajme të mirë për Interin, në prag të transfertës ndaj Gjenovës. Pas thuajse 2 muajsh mungesë, Mauro Icardi është rikthyer në listën e të grumbulluarve të zikaltërve për këtë takim.

Icardi pritet të nis si titullar takimin në "Marassi", duke përfituar nga mungesa e Lautaro Martinez, i cili ka dëmtuar kaviljen.

Në listën e publikuar nga Luciano Spalletti mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Stefan de Vrij.

Futbollistët e grumbulluar:

Handanovic, Padelli, Berni; Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D'Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Veçino, Nainggolan, Joao Mario, Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Keita, Politano, Colidio, Salcedo, Candreva

EMISIONET