Tabaku: Proces ekstra, që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut

Tabaku: Proces ekstra, që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e

Procesin me dy faza për negociatat, ku Shqipëria do të vlerësohet përpara konferencës së parë të zgjerimit  nëqoftëse  i ka plotësuar kushtet, e më pas  do të procedohet me hapjen e negociatave, ish deputetja Demokrate Jorida tabaku, tha se ky është një mekanizëm I pa njohur më parë. Në një intervistë për TV ORA, ajo tha se  Bundestagu gjerman  krijoi  këtë rrugë,  vetëm e vetëm për të shmangur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në proces.

Kushtet e CDU-CSU-së, sipas ish/deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku,  janë një dëshmi e dështimit të qeverisë.  Ajo tha se për të shmangur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut  në procesin integrues, Bundestagu  gjerman krijoi një proces ekstra duke i verifikuar plotësimin e  kritereve rrugës.   

Tabaku:  Nëse për të gjitha vendet që marrin statusin e vendit kandidat dhe hapen negociatat, më pas ka vetëm një konferencë ndërqeveritare, në rastin e Shqipërisë konferencë ndërqeveritare është me dy faza. Plotësimi i dy kushteve që lidhen me krizën aktuale. PD ka kohë që diskuton për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dy institucione që janë duke krijuar një problematikë shumë të madhe, sidomos me ligjet antikushtetuese që janë duke u miratuar dy vitet e fundit. Nga ana tjetër edhe shqetësimi që ne kemi pasur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Bundestagu gjerman, e kushtëzoi me plotësimin e 9 çështjeve,  “Po-në” për hapjen e negociatave, por asnjëra prej tyre që lidhet me politikën,  nuk kërkon angazhim të opozitës. Tabaku  tha se kjo nxjerr ne pah faktin se është qeveria ajo që ka penguar integrimin.

Tabaku: Nëse ka një faktor që po e mban peng procesin e integrimit vit pas viti është qeveria. 

Ish deputetja demokrate thotë se Bundestagu gjerman, shqetësim kryesor ngre krizën politike.

Tabaku: 8 muajit e fundit Shqipëria është në një krizë të fortë të brendshme politike, e cila duhet zgjidhur dhe Bundestagu kërkon që të merren hapat e nevojshëm.

Sa i përket reformës zgjedhore, ish deputetja demokrate tha se procesi duhet te jete gjithëpërfshirës, e në këtë kontekst u shpreh ajo nuk mund të ketë asnjë ligj apo kod pa pjesëmarrjen e PD-s.

EMISIONET