Tabaku: PD po punon sikur zgjedhjet të jenë nesër, në fund të janarit programi ekonomik

Tabaku: PD po punon sikur zgjedhjet të jenë nesër, në fund

Partia Demokratike po punon fort për të paraqitur një alternativë të qartë për qytetarët shqiptarë në planin ekonomiko-social.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Everest Dedaj thotë se në fund të janarit 2020 kjo parti do të ketë gati paketën e plotë të programit ekonomik.

Tabaku: Në fund të janarit do të kemi dhe një paketë të plotë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, programit zhvillimor të PD dhe një ofertë të plotë për qytetarët.

Nuk dihet se çfarë zhvillimesh do të sjellë ky vit në planin politik, por PD, thotë ajo, po punon sikur zgjedhjet në jenë nesër.

Tabaku: PD po punon sikur zgjedhjet të jenë nesër, është e gjitha në këmbë dhe e angazhuar. Kjo është detyra jonë, do të jemi gati kurdo që ato të jenë. Do të bëjmë përpjekjet maksimale që zgjedhjet e parakohshme bashkë me ato vendore të mbahen në një ditë.

Zërave kritikë me opozitën dhe PD që flasin për mungesën e një qeverie në hije apo një ekipi të Bashës, Tabaku u përgjigjet në këtë mënyrë.

Tabaku: Nuk besoj që ka një forcë politike që ka kapacitetin që kanë teknikët e PD. Për çdo çështje kemi një grup ekspertësh që janë dhjetë herë më të mirë dhe që njohin më në brendësi çështjen sa çe njohin ata që sot janë duke qeverisur.

Ky vit që mbyllëm por edhe të tjerët para tij nuk kanë qenë të lehtë për opozitën thotë Tabaku.

Tabaku: Kam që në 2009 që jam në politikë aktive. Nuk ka pasur opozitë më në vështirësi sesa kjo duke pasur parasysh luftën që bëhet nga ana e qeverisë, të luftosh me krimin, drogën, me kriminelë në parlament. Dolëm nga parlamenti se nuk mund të ishim ne më justifikimi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Djegia e mandateve nga opozita ishte një vendim ekstrem, por për ish-deputeten ky akt ktheu sytë e ndërkombëtarëve nga Shqipëria dhe PD.

Tabaku: Unë jam e bindur që PD është duke marrë vëmendjen ndërkombëtare më shumë se kurrë pas 6 viteve në opozitë. Tre rezoluta të miratuara vetëm në 2 muaj.

EMISIONET