Adelina Ismaili është kthyer prej disa muajsh në Kosovë dhe ka sjellë disa projekte të reja për publikun. Ndonëse ka vite që nuk vjen në bashkëpunim, 2019 do ta nisë në duet me një repere të njohur në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për Rina Balaj, e cila konfirmoi duetin me Adelinën në intervistën për emisionin "#gjesi". Të dyja realizuan një fotografi para disa ditësh, gjë që nxiti spekulimet se do vijnë në bashkëpunim.

Reperja zbuloi se do jetë një këngë e Adelinës që nuk është bërë ende ripërpunim.

"Ajo ka pranuar që të takohet për këtë bashkëpunim. I kam treguar cfarë do të jetë, i kam treguar që është big, një këngë shumë e mirë. Ajo ka respekt edhe për mua, si 19-vjecare që po arrij dicka. Edhe ajo ka qenë shumë e re kur ka filluar, diku 6-7 vjece", tha Rina.  

Ndër të tjera, reperja tregoi se ka patur një dashuri për Adelinën që kur ishte e vogël.

"Këngët e saj janë dëgjuar dhe dëgjohen shumë. Është me të vërtetë një ikonë, legjendë që ka sjellë gjëra të reja dhe ka qenë interesante për atë kohë. Cfarë ka bërë ajo më herët, akoma tani nuk kanë guxim femrat ti bëjnë. Kam qenë fanse e flaktë e Adelinës kur kam qenë më e vogël. Këndoja këngët e saj dhe kërceja me këngët e saj", përfundoi Rina.

/Ora News.tv/