Supersfida me Interin, Juventusi frikësohet nga lideri i skuadrës

Juventusi do të kenë një përballje me "aromë" titulli kundër Interit këtë të dielë në " Allianz Stadium". Ditën e djeshme mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës bardhezi Giorgio Chiellini është stërvitur veçmas grupit dhe prezenca e tij në fushë ndaj zikaltërve është në dyshim. Trajneri Sarri do të vendos këto dy ditë duke parë edhe gjendjen e lojtarit nëse do të jetë gati apo jo për sfidën ndaj Interit.

Kjo është një mungesë e madhe për Juventusin pasi kapiteni është një nga lojtarët kyç te bardhezinjtë që në mbrojtje kanë shfaqur mjaft probleme këtë sezon.

/Ora News.tv/