Sulmi ndaj serbit Kovacevic u organizua nga ish lojtari i Realit të Madridit

Sulmi ndaj serbit Kovacevic u organizua nga ish lojtari i Realit të

Detaje të reja rreth atentatit që ju bë ish lojtarit të famshëm të futbollit serb, Darko Kovacevic. Ish sulmuesi u qëlluan me armë në garazhin e pallatit të tij në Glyfada, në periferi të kryeqytetit grek, Athinë.

Informacioni zyrtar dhe arsyet e sulmit nuk janë zbuluar ende nga policia, por mediat raportojnë se pas këtij atentati ndodhet lojtari spanjoll, Raul Bravo.

Ish-shoku i skuadrës së Kovacevic në Olympiacos nga 2007 deri 2009, dyshohet se ka kërkuar kokën e Kovacevic. 38-vjeçari është një prej 11 personave të arrestuar nga policia spanjolle i akuzuar për fiksim ndeshjesh, korrupsion dhe pastrim parash.

Darko mendohet se ka dijeni rreth veprimtarisë kriminale të Bravos me shokë dhe kjo mund të jetë arsyeja e këtij atentati. Megjithatë, kjo është thjeshtë një hipotezë në mediat helene, pasi dyshja kishte një marrëdhënie të shkëlqyeshme te Olympiacos.

EMISIONET