Kampi i emigrantëve në Libi që u sulmua nga raketa mban vulën e një shteti të huaj.

Ky është rezultati që arriti OKB-ja pas hetimeve të kryera.

Burime të brendshme kanë bërë me dije se vulën e sulmit e mbajnë Emiratet e Bashkuara Arabe por qeveria nuk ka komentuar në lidhje me këtë akuzë.

Sulmi i mbajtur në korrik të këtij viti i shkaktoi vdekjen të paktën 53 emigrantëve ndërsa 130 të tjerë u plagosën.

Një avion ushtarak kaloi sipër kampit të emigrantëve ku lëshoi dhe një raketë.

Zyrtarë të OKB-së e konsideruan si krim lufte.

Shumica e emigrantëve të vendosur në Tripoli tentuan të kalonin në Europë përmes Libisë.

/Ora News.tv/