Sulmi i policisë ndaj gjykatës, ekspertët kundër: Deklaratë e papërgjegjshme

Sulmi i policisë ndaj gjykatës, ekspertët kundër:

Ekspertët e cilësojnë të papërgjegjshme deklaratën e Policisë së Shtetit kundër Gjykatës pas vendimit për lirimin e Florenc Capjas dhe Suel Çelës.

Ish-drejtuesi i Policisë, Ismail Elezi thotë se akuza dhe sulem të tilla ndaj togave të zeza synojnë të fshehin punën e dobët që policia ka bërë më mbledhjen e provave.

 Elezi: Ajo që më bën përshtypje pa diskutim është deklarata e papërgjegjshme e drejtorit të policisë së shtetit. Nuk mundet kurrën e kurrës të keqpërdoret policia siç keqpërdoret sot. Ai Ardi Veliu që bën deklarata të tilla të shkojë të kërkojë llogari aty ku duhet kërkuar llogari.

Elezi thotë se në vend të humbjes së kokës me deklarata të tilla policia duhet të kryejë hetime intensive dhe të mbledhë prova të pakontestueshme për personat e inkriminuar.

Elezi: Ajo që policia e shtetit duhet të bëjë është që ti ofrojë organit të akuzës prova të pakontestueshme që këta dy shtetas ti vinte përpara përgjegjësisë.

Ish-drejtuesi i policisë deklaroi se vettingu e ka bërë thuajse të pamundur për gjyqtarët dhënien e vendimeve të pabazuar në prova.

Elezi: Kur të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë përpara një presion të madh, për shkak të vettingut kush qenka ky gjyqtar që guxoka dhe i liroka këta nga burgu.

Ky nuk është rasti i parë ku policia sulmon gjykatën, ku më herët nëpërmjet ministrit të brendshëm i ankohej ministrit të drejtësisë dhe presidentit. Policia pretendonte në atë kohë që gjyqtari Laurent Fuçia ka liruar një të ndaluar me armë pa leje.

EMISIONET