Sulm me armë në Teksas, 5 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me armë në Teksas, 5 të vdekur dhe 21 të plagosur

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi i armatosur, i cili filloi të qëllonte me armë pasi vetura e tij u ndalua nga policia të shtunën pasdite, u vra nga forcat e sigurisë pasi kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse.

Ende nuk ka detaje rreth viktimave, por mësohet se njëri nga të plagosurit është një foshnje 17 muajsh.

Në këtë incident mbetën të plagosur rreth 20 persona, tre prej tyre policë, por policia thotë se jo të gjithë  u qëlluan me armë. Disa mund të jenë lënduar nga xhamat e makinave, të thyer nga plumbat.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton tha në një deklaratë se ai ishte "i tmerruar kur pa një veprim të tillë të pakuptimtë".

Në një deklaratë tjetër, guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha: " Ne nuk do të lejojmë që shteti të mposhtet nga urrejtja dhe dhuna. Ne do të bashkohemi, siç bëjnë gjithmonë , për t'iu përgjigjur kësaj tragjedie".

Ndërsa në një reagim në tëitter, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po mbahej i informuar në lidhje me të shtënat në Teksas.

EMISIONET