Masakër në turneun e video-lojrave në Florida, garuesi vret rivalët pas humbjes

'Katër të vdekur dhe 11 të plagosur' është bilanci paraprak i një sulmi me armë gjatë një turneu të video-lojërave në Florida të SHBA. Një pjesmarrës në aktivitet hapi zjarr ndaj konkurentëve të tjerë, ndërsa të shtënat me armë të regjistruara në audio nga livestreami tregojnë panikun që perjetuan lojtarët para se agresori të vriste veten.

Një person i armatosur është në mesin e shumë viktimave nga të shtënat në një turne të lojërave online në Florida.

Mediat vendase raportojnë se katër persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në kompleksin Landing Jacksonville në Jacksonville të dielën pasdite.

Mes personave të plagosur lehtë është dhe i riu shqiptar Drini Gjoka, i cili ka marrë një plumb në gishtin e dorës.

Zyra e Sheriffit konfirmoi se kishte vdekje të shumta dhe lëndime dhe tha se një i dyshuar kishte vdekur në vendngjarje. Është e paqartë nëse ka të dyshuar të tjerë.

Qëndroni larg zonës. Zona nuk është e sigurt”, ka thënë Zyra e Sherifit në Jacksonville.

Të shtënat shpërthyen gjatë turneut të lojrave online Madden NFL, i cili u organizua në restorantin Chicago Pizza.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ishte një lojtar që sapo kishte humbur në turne.

Një dëshmitar i tha CNN-së se kishte parë vrasësin që qëllonte shumë njerëz përpara se të vriste veten.


Pamje të mediave lokale kanë shfaqur ambulanca, zjarrfikës dhe zyrtarë policorë në skenë të sulmit, derisa rrugët tashmë janë të bllokuara.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott ka thënë se është duke u informuar për situatën.

Ky shtet është përballur me disa të shtëna të profilit të lartë në vitet e fundit, duke përfshirë të shtënat në një klub nate në Orlando më 2016 dhe një tjetër incident me viktima në një shkollë në Parklland në shkurt të këtij viti.

Xhanksonuill Llanding është kompleks në qendër të qytetit në të cilin gjenden dyqane, hapësira për lojëra dhe ushqim.


EMISIONET