Gazetari i Rtv Ora, Altin Sulçe në studion e "Ora Sport" pohoi se te Tirana e kanë gjetur pozicionin e lojtarëve që ka, çka ka sjellë edhe ecurinë pozitive. Sipas Sulçe, Egbo po kopjon Skënder Gegën dhe objektiv ka titullin.

"Tirana ka krijuar profil, lojtarët po specializohen në pozicionin që janë. Nuk janë kaotike tashmë. E dijnë se ku luajnë Jurgen Çelhaka dhe Torassa dhe nuk ka eksperimente. Ka të bëj ana psikologjike dhe kjo e ka ndihmuar Tiranën.  Ndeshja praktikisht pas kartonit të kuq të Çyrbja u mbyll. Egbo ka nisur atë stilin "Gega-Style". E ka ëndrrën, por mendon që t'i ul me këmbë në tokë," tha Sulçe.


/Ora News.tv/