Këto pamje janë regjistruar këtë të mërkurë në Himarë. Dallgë gjigande u krijuan në breg dhe uji më pas vërshoi mbi shëtitoren e qytetit duke shkaktuar edhe probleme.

Sipas ekspertëve kjo situatë është pasojë e stuhisë detare dhe baticës. Ndërsa banorë të Himarës që kanë postuar pamjet në rrjetet sociale e lidhin edhe me investimin sipas tyre të gabuar për shëtitoren e qytetit.

Pamje të ngjashme u regjistruan edhe në Bregdetin e Tales në Lezhë.

Uji i detit mbuloi të gjithë brezin e rërës duke avancuar rreth 50 metra në brendësi të tokës.

Në disa zona niveli i ujit arriti 50 cm dhe u është afruar banesave e bizneseve duke rrezikuar përmbytje.

Situata e krijuar në të dy zonat, po monitorohet nga drejtuesit vendore dhe përfaqësues të emergjencave në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se do të jetë nevoja.

Në vitin 2010, për pasojë të këtij fenomeni, deti përmbyti dhjetëra banesa në Ishull Shëngjin, Tale dhe uji mbërriti deri në Fushë Kuqe.

/Ora News.tv/