Studio e famshme Marvel braktis Spider-Man

Studio e famshme Marvel braktis Spider-Man

Partneriteti i suksesshëm midis Marvel Studios të Disney dhe Sony Pictures për filmat e "Spider-Man" ka përfunduar.

Marvel braktisi filmin pas disa mosmarrëveshjeve me Sony Pictures për financimit të filmave të ardhshëm.

"Spider-Man: Far From Home" i publikuar muajin e kaluar, ishte filmi i dytë Sony (pas "Skyfall" të vitit 2012) dhe filmi i parë "Spider-Man" që arriti 1 miliard dollarë në fitime në gjithë botën.

Mosmarrëveshja mes tyre nënkupton që Marvel Studios nuk do të prodhojë më film të Spider-Man dhe Spider-Man do të zhdukej nga MCU.

Lajmi nuk është pritur mirë nga shumë fansat të cilët janë zhgënjyer duke kërcënuar se do bojkotojnë Sony dhe PlayStation 4 mbi këtë vendim.

EMISIONET