Të jesh një nxënës i shkëlqyer mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

Këtë e dëshmon mjaft mirë Aurela Kullolli, studentja e degës së Mjekësisë të Përgjithshme, e cila përfundoi studimet e larta me mesataren 10.

Për emisionin "BOOM" në RTV Ora ajo tregon se ky ka qenë një udhëtim i gjatë në rrugën e dijes, dhe i shoqëruar me shumë sakrifica nga ana e prindërve.

Aurela Kullolli: Ishte e vështirë të mbyll studimet në mjekësi me mesataren 10, por jo e pamundur. Babai ka vuajtur nga krizat  në veshka dhe më pëlqenin bluzat e bardha që ishin të afërt me babain dhe më pëlqente të isha e fuqishme mbi shëndetin.Ishte sakrificë, babain e nxorën në reformë, motra në gjimnaz, mami ishte në shkollë. Prindërit detyroheshin që edhe bukën e fundit ta ndanin për mua dhe motrën. 


Sakrificë dhe për mamin që punon në paraburgim, operatore te kamerat, i pëlqen të bëjë turnet e treta sepse mendon se merr më shumë të ardhura, 8-9 mijë lekë të vjetra më shumë. Babai në fillim kur u futa në maturë dhe mjekësi më thoshte po mbarove vitin e parë me të gjitha 10 do të blej makinë, pastaj jo kur të mbarosh të fundit. Nuk është se vuaj për makinë po bëj shaka me babain: Hë ku e ke makinën? Kam një makinë lodër. Edhe makinën do ta kemi një ditë.

Ndërsa aktualisht po bën praktikën në Urgjencën e të Rriturve në Elbasan, ajo tregon se ka edhe oferta të tjera.

Aurela Kullolli: Kam marrë një bursë për gjuhën gjermane të profesionit të mjekësisë dhe bursë për të mbrojtur licencën nga Gjermania. Dëshira ime më e madhe është të kontriboj këtu, por duhen parë të gjitha mundësitë. Dua një vend që të vlerësohem për atë që jam dhe jo se kush janë prindërit e mi, sa para apo sa pushtet kam.


/Ora News.tv/