Studenti-Ramës: Jeni 5 vjet në pushtet. Çfarë keni bërë? Universiteti jonë është skëterrë

Studenti-Ramës: Jeni 5 vjet në pushtet. Çfarë keni

Një student i Arkitekturës iu ankua kryeministrit Rama për gjendjen skëterrë sipas tij, të Universitetit të Politeknikut.

Pjesë nga debati: 

Studenti: Qeveria juaj ka 5 vjet në pushtet. Çfarë masash keni marrë? Profesioni jonë kërkon kompjuter. Do vini t'i shihni? Janë skandal. Ne nuk kemi kushte minimale. Është tepër e thjeshtë dhe dua një përgjigje të thjeshtë. Tualetet janë në gjendje skëterrë. Tarraca e gjelbër u bënë fotot dhe mbaroi. Ke përmendur Shqiponjën që është jashtë standardeve.

Rama: Je me mua për Shqiponjën?

Studenti: Po, por ti je me mua që universiteti është jashtë standardeve?

Rama: Ne kemi të publikuar tek adresa shqipëriaqëduam draftin e punës. Ne kemi grupet e punës.

Studentja: Cilat janë grupet e punës?

Rama: Kemi grupet e punës në qeveri që merren me çdo pikë. Drafti është i papërfunduar.

EMISIONET