Studenti Kulemani: Zonja Hajdari nuk erdhi në protestë me ne, u ndjemë të tradhëtuar

Studenti Kulemani: Zonja Hajdari nuk erdhi në protestë me ne, u

Studenti Vilson Kulemani në një lidhje telefonike në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora deklaroi se deputetja demokrate, Rudina Hajdari nuk iu bashkua protestës së studentëve në protestën e dhjetorit.

Ai shprehet se studentët u ndjenë të tradhëtuar.

Vilson Kulemani: Mora shkas të flas nga veprimet e fundit të zonjës hajdari, si student dhe si banor i njësisë 11 ku Hajdari është deputete. Shpreha indinjatën time sepse ndjehem i tradhëtuar si banor që e kam tradhëtuar dhe vota ime është sot në Parlament. Qoftë për zonjën Hajdari, por edhe për deputetët që vendosën të rrinë  në Parlament kanë tradhëtuar subjektin e partisë. Me 8 dhjetor i bëmë ythirrje opozitës të dorëzonte mandatet dhe të rreshtoheshin me ne. U përgjigj çuditërisht zonja Hajdari. Zonja Hajdari pati rastin e artë të ecte në hapat e babit të saj, por nuk e bëri.  


EMISIONET