Gjykata e Apelit kishte caktuar ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimin kundër vendimit të gjykatës së Tiranës e cila linte në 'arrest me burg' këngëtarin Arkimed Lusha deri në përfundim të hetimeve.

Por këngëtari i njohur dhe  me pseudonimin Stresi ka tërhequr ankimimin. Avokati njoftoi tërheqjen pasi siç tha ai, klienti i tij nuk beson tek drejtësia.

Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën "Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.


Arrestimi për Arkimend Lushën erdhi pas një përgjimi të Prokuroisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri. Stresi është pergjuar teksa ka thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armen ne momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës Partizani. Pas këtij përgjimi ne momentit ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti ne hotel edhe nje armë tjeter.

 KëngetariiI cili është nje idhull për shume adoleshente dhe ka miliona ndjekës në rrjetet sociale nuk e ka për herë të parë prangat. 

Disa kohe më parë ai u arratis nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqeruar për një vepër tjetër penale . Policia dhe prokuroria disa herë ka nisur ndaj tij edhe hetime ne lidhje me videoklipet ku kengetari përdor droge arme por sipast tij ato nuk janë të vërteta.

/Ora News.tv/