Video/ Strakosha feston me Eminemin triumfin ndaj Genoas

Pas mungesës në sfidën e Europa League, portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha ka luajtur titullar në fitoren 4-1 që skuadra e tij, Lazio mori ndaj Genoas.

Gardiani kuqezi nuk kishte ndonjë impenjim të madh gjatë këtij 90 minutëshi, duke qënë më shumë si një spektator në "Olimpico". Pas përfundimit të takimit, Strakosha Jr e ka shijuar triumfin me një këngë të repistit të famshëm, Eminem.

"Shijojmë 3 pikët me Em"-shkruan 23 vjeçari, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e Eminem "Not Alike" (jo e njëjtë).





EMISIONET