I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, ka qenë stilisti i njohur Altin Mici. Ai ka folur më gjatë për vështirësitë e biznesit të tij pas pandemisë së koronavirsit dhe si sillen klientët pasi janë rikthyer në normalitet.

Altini është shprehur se veshja është një pjesë qejfi dhe me këtë krizë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, po has shumë vështirësi. Por pavarësisht kësaj sipas tij ka shumë njerëz që pjesën e veshjes e konsiderojnë si ushqim për të ngritur moralin e për t’u ndjerë mirë.

“Ka shumë përsona që në momentin e parë që i jepet mundësia të lëvizin kanë nevojë për një ushqim shpirtëror. Ka shumë persona që këtë pjesën e veshjes e kanë si ushëqim për të ngritur moralin, për t’u ndjerë më mirë. Shumë njerëz mezi e kanë pritur këtë për të gjetur një formë argëtimi, ose për të marrë disa energji pozitive”.

Arjon Muça: Cilat janë vështirësitë e para që po has me rikthimin në normalitet?

Altin Mici: Janë vështirësitë financiare sepse kuptohet që të gjithë janë penalizuar në këtë periudhë. Njerëzit mendojnë për gjërat primare në fillim duke lënë pas dore gjërat e qejfi. Kjo ndikon tek ana psikologjike që ti nuk je shumë mirë psikologjikisht, mendërisht dhe do kesh nevojë për suport, kurajo.

Arjon Muça: Si sillen klinetët tuaj pasi janë rikthyer?

Altin Mici: Rregullat janë të vështira të respektohen një për një, e rëndësishme është që ndërgjegjësimi të jetë nga ana e të gjithëvë dhe unë e vë re që është. Përpiqen të ruajnë distancën që është shumë e rëndësishme.

/Ora News.tv/