Stadiumi mbledh durrsakët, por jo për ndeshje

Qeveria ka ngritur një Qendër Pritje në stadiumin e Durrësit për strehimin e banorëve, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti.

Efektive të FA-së kanë montuar çadra me kapacitet 30 persona secila, në të cilat janë strehuar gra, burra, fëmijë dhe të moshuar.

Qendra e Pritjes u vizitua edhe nga kryeministri Rama.

Rama: Lëkundjet si kam unë në dorë, por lëkundjet mbrapa  janë normale sa të bëhet stabilizimi i pllakave sizmike. Tërmetet nuk i parashikon askush, as Amerika nuk e ka gjetur akoma.

Qytetarja: Kemi ardhur me vrap, u çliruam se nuk rrihej në shtëpi.

Qytetarja: Këtu e kemi kaluar natën mbrëmë.Shtëpinë e kemi afër në kat të 8, por kemi frikë.

Qytetari: Sot shyqyr më mirë. Dëmtime në shtëpi nuk kemi, por u tramaksëm.

Rama: Nëse keni nevojë mund të shkoni te Kavalishenca, deri sa të kalojë pjesa e stresit.


EMISIONET