Spitali "mbetet" pa staf, të gjitha infermieret ngelin shtatzënë!

Spitali "mbetet" pa staf, të gjitha infermieret ngelin

Këto gra që shihni në foto nuk kanë vetëm një të përbashkët midis tyre. Përveç se të gjitha janë infermiere, ato gjithashtu kanë ngelur shtatzënë në të njëjtën kohë.

Plot 16 infermieret e spitalit punojnë në njësinë e kujdesit intensiv në një nga spitalet e Arizonës.

Infermieret në Qendrën Mjekësore të Desert Banner në Mesa, në lindje të Phoenix, thanë se nuk dinin për shtatzëninë e tyre derisa u hap një grup chati në Facebook.

Infermierja Jolene Garrow e përshkroi rastin si "njëra pas tjetrës pas tjetrës".

Spitali po punon për të siguruar që gratë të qëndrojnë të shëndetshme, raporton KPHO.

"Ka procese të caktuara sëmundjesh që nuk duam që infermierët të jenë të ekspozuar ndaj disa infeksioneve", - tha Heather Francis, drejtor i repartit të infermierisë. "Gjithashtu, ilaçet  kimioterapike mund të jetë shumë toksike për fetusin".

“16 infermieret janë nga tre njësi të ndryshme të kujdesit kritik. Është një rastësi e çuditshme, ndoshta duhet të jetë faji i ujit”, tha duke qeshur Heather Francis, drejtor i infermierisë në Desert Banner.

Por, shtatzënitë do të krijojnë probleme për spitalin, pasi gratë të marrin lejet e lindjes.

Megjithatë, drejtori thotë se "ne e kemi planifikuar këtë mungesë për muaj".

Gratë pritet të lindin nga muaji tetor deri në janar.


EMISIONET