Spanja vendi më i shëndetshëm, Shqipëria ngjit 7 vende

Spanja vendi më i shëndetshëm, Shqipëria ngjit 7 vende

Sipas një studimi, Spanja është vendi i mirë për të jetuar. Faktorët që kanë kontribuar janë ushqimi, ndotja e ajrit, e ujit, si dhe sistemi shëndetësor. Shqipëria në këtë klasifikim është renditur e 43-ta duke u ngjitur plot 7 vende nga viti 2017.

Spanja është vendi më i mirë në botë për të jetuar shëndetshëm. Një studim i fundit i agjencisë Bloomberg, i cili merr për bazë 169 ekonomitë më të mira botërore, përcakton Spanjën në krye të klasifikimit. Në këtë mënyrë Madridi, në krahasim me vitin 2017 është ngjitur plot 6 pozicione, duke mundur për herë të parë edhe Italinë.

Shqipëria në këtë klasifikim është renditur e 43-ta duke u ngjitur plot 7 vende nga viti 2017 dhe duke lënë pas fqinjët, Maqedoninë, Serbinë, por edhe vende si Turqia, Hungaria, Meksika dhe Argjentina. Për vendin tonë, në dy vitet e fundit ka patur një rritje të “treguesve të shëndetit” për këto arsye, njërëzit jetojnë më gjatë,  është ulur vdekshmëria foshnjore. Gjithashtu, kemi patur një ulje të “treguesve që rrezikojnë shëndetin” kryesisht të lidhur me uljen e duhanpirjes.

Klasifikimi merr parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë për shëndetin e njeriut, duke nisur nga ushqimi dhe zakonet e të ushqyerit, por edhe aspekte të jetës, apo rreziku që lidhet me duhanin apo obezitetin, por edhe ndotja e ajrit, e ujit, si dhe kushtet e sistemit shëndetësor.

Në klasifikimin e 10 vendeve më të shëndetshme, pas Spanjës vjen Italia në vend të dytë dhe Islanda në vend të tretë, Zvicra në vend të katërt, Suedia e pesta dhe Norvegjia e gjashta. Japonia është vendi aziatik më i shëndetshëm, duke u ngjitur tre vende nga 2017.

EMISIONET