"Teatri Kombetar" SPAK nis hetimet ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut

"Teatri Kombetar" SPAK nis hetimet ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe nën kryetarit Arbjan Mazniku, të cilët u denoncuan nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për tërheqjen nga ligji special për ndërtimin e teatrit nga një kompani private. 

Mbi ta rëndon akuza për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv i dy zyrtarëve që kryejnë funksione publike kryer në bashkëpunim" 

Sipas padisë së dorëzuar nga Aleanca, Veliaj dhe Mazniku në shkelje ligjore kanë zhbërë një ligj te posacem te miratuar me parë nga parlamenti.

Kjo ishte padia e dytë, ndërsa padia e parë ishte  për "Shpërdorim detyre" dhe "mosdhënie informacioni"

Po sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi edhe në Prokurorinë e Tiranës kallzim penal ndaj tre inxhinierëve te Institutit te Ndërtimit që  kanë firmosur akt ekspertize për shembjen e teatrit, pa kryer inspektime në godinë.

"Janë mbështetur në një relacion të vitit 2018, te paplote" thone perfaqesuesit e Aleances.

Tre inxhinierët e kallëzuar janë Artur Hasantare me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të Ndërtimit, Olsi Nunaj me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit dhe Elbarina Kola me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit, ku sipas aktivistëve kanë kryer shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

"3 nga 5 inxhinierët nuk kanë qenë asnjëherë në objekt. Këta tre specialistë i kanë propozuar bashkisë dhe këshillit të bashkisë shembjen e objektit pa ardhur dhe konstatuar objektin. Ata duhet të kishin ardhur ta këqyrnin. Këta nuk kanë qenë në aktin e 2018, janë të futur rishtazi dhe duket që janë të përdorur për të firmosur këtë akt, për të cilin bashkia mori vendimin për ta prishur. Nuk ka akt të ri konstatimi. Ky akt konstatim është bërë në zyra. Ne i padisim tre inxhinierët e institutit të ndërtimit për shpërdorim detyre", tha një prej përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Këshilli Bashkiak vendosi të enjten, 14 maj, shembjen e godinës së teatrit duke u bazuar në një akt ekspertizë të Ndërtimit që mban datën 13 maj duke mos bërë ekspertizë të re për gjëndjene godinës. 

EMISIONET