Spaho i përgjigjet ambasadës franceze: Sa vetë janë vrarë në protestat e Parisit?

Spaho i përgjigjet ambasadës franceze: Sa vetë janë

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho iu përgjigj indirekt deklaratës së ambasadës franceze në Tiranë, e cila bënte thirrje për të shmangur dhunën. Spaho kujton protestat e dhunshme të jelekverdhëve në Paris, që detyruan presidentin francez, Macron të tërhiqte vendimin që sillte rritjen e çmimit të naftës.

Spaho: "Po ne France perse kane kater muaj qe demtojne pronen publike? A nuk ishte dhuna e protestuesve qe detyroi Macronin te mos rrise cmimin e karburatit si dhe te rrise pagen minimale? Sa veta jane vrare ne protestat ne Paris. Shqiptaret po protestojne per shoqëri demokratike, zgjedhje te lira e te ndershme, parime te lindura nga revolucioni francez".

Më herët, ambasada e Francës në Tiranë u bëri thirrje protestuesve që të shmangin provokimet dhe vandalizmit. Sipas saj, e drejta e qytetarëve për shprehjen e pakënaqësisë së tyre në një mënyrë paqësore janë vlerë qendrore për demokracinë moderne evropiane.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

EMISIONET