Sot Qendra Kombëtare e Urgjencave s'ka asnjë dallim nga ato në Europë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar për modernizimin e Urgjencës Kombëtare, nga ku u shpreh se kjo qendër në Shqipëri është njësoj pa asnjë dallim nga Qendrat e Urgjencave në Europë. 

Sipas kreut të qeverisë, janë mesatarisht 1000 jetë që shpëtohen më shumë sesa në të kaluarën.

Edi Rama: “Sot Qendra Kombëtare e Urgjencave në Shqipëri, është njëlloj pa asnjë dallim nga qendrat e urgjencave në Europë…Është fakt, që falë këtij transformimi janë mesatarisht 1000 jetë që shpëtohen më shumë se në të shkuarën për rastet e rëndave të urgjencave kardiake, traumatike apo cerebrale”

Rama foli për një transformim që vazhdon dhe që sipas tij ka nevojë ende për kohë dhe për durim, duke shtuar se është rritur profesionalizmi në trajtimin e pacientëve.

Edi Rama:  "S’ka më mjekë urgjence me pallto dhe me çanta personale që vijnë nëpër shtëpia sikur vijnë për ngushëllim; mjekë të braktisur tërësisht deri dje. Sot stafi i urgjencës është jo vetëm i mbështetur dhe dinjitoz por edhe i mirëpajisur për çdo gjë që duhet të përballojë”

Vetëm vitin e fundit, sipas qeverisë, janë shtuar 37 autoambulanca të reja e aparatura moderne shpëtuese dhe me staf të trajnuar në vazhdim. Në këtë qender sipas të dhënave përpunohen rreth 1200 thirrje çdo ditë.

EMISIONET