Shkodër, Këshilli bashkiak konstituohet mes protestave: Turp! Turp!

Shkodër, Këshilli bashkiak konstituohet mes protestave: Turp! Turp!

Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës bëri betimin paraditen e sotme (16 gusht) nën shoqërinë e protestës së opozitës dhe nën masa të rrepta sigurie. Nuk munguan as momente për të çarë rrethimin e policisë. Pas verifikimit të mandateve rezultoi vetëm një kandidaturë për kreun e këshillit bashkiak, Briselda Kadia. Propozimi  erdhi pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në selinë e PS-së në Shkodër. Anëtarët kanë kërkuar që të ketë dhe kandidatura alternativa por mësohet se ka qenë Senida Mesi që ka kërkuar votimin e Kadisë si emër i propozuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. U zgjodhën edhe 3 nënkryetar e keshillit bashkiak Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi.

Si pasojë e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit u vendos të njoftohej KQZ për pavlefshmërinë. Eshtë KQZ që do të vendosë më tej. 

Dalja nga biblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi" ku u bë dhe konstituimi i Këshillit solli dhe përplasje të forta. Nuk munguan shishet me ujë e sende të hedhura as shishet me ujë apo sende të tjera të hedhura drejt përfaqësuesve të PS-së.  Pati dhe perleshje me policine. Ndersa socialistët iu drejtuan prefekturës demokratët iu drejtuan Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i quajti votimet e 30 qershorit farsë.

 Do të jetë KQZ dhe presidenca që do i japin zgjidhje. 

RTV Ora ndoqi live te gjithe zhvillimet


Ora 13:10 Kryetarja aktuale e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur do të zhbëhet. "Nuk mund të lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë" tha ajo në një prononcim për median nga godina e bashkisë" u shpreh ajo.  Në bashki vijon takimi i Ademit me përfaqësues të PD-së.

Lexoni me shume:  Ademi: Ajo që ndodhi në Shkodër do të zhbëhet, unë do jem kryetare e bashkisë

Incidenti 

Sapo dolën nga dera e godinës së Universitetit "Luigj Gurakuqi" ne Shkodër, protestuesit i ndoqën pas për disa kilometra. Në disa momente policia u përpoq ti ndalonte dhe kjo krijoi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në një moment policia tentoi të ndalonte protestuesit. Kjo shkaktoi dhe zemërimin e një protestuesi dhe mes tyre pati grushta dhe shkelma.  U desht ndërhyrja e protestuesve të tjerë dhe të policëve që i ndanë për të mos agravuar më tepër situatën.



Ora 12:41- Me thirrjet Turp! Turp! protestuesit kane ndjekur nga pas për disa kilometra të deleguarit socialistë dhe këshilltarët bashkiakë që morën pjesë në mbledhjen e këshillit. Në disa momente policia u përpoq ti ndalonte dhe kjo krijoi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Mësohet se edhe në drejtim të deputetit Tom Doshi i cili ishte i pranishëm në konstituimin e këshillit bashkiak, janë hedhur shishe me ujë. Protestuesit po marshojnë drejt prefekturës. 

Ora 12:37 Protestuesit tentojnë t'i afrohen Tom Doshit



Ora 12:30 Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk i jep mandatin Valdrin Pjetrit

"Keshilli bashkiak do të njoftojë institucionet perkatese per te vijuar procedurat sipas Kodit Zgjedhor", tha Kadia në fjalën e saj.

Ora 12:20 -Këshilli Bashkiak ka zgjedhur edhe 3 nënkryetar e keshillit bashkiak ata janë Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi

Ora 12: 14 Perfundon numerimi. Briselda Kadia emërohet kryetare e këshillit bashkiak me 47 vota. Dy vota të pavlefshme. Zbulohet urdhri i Ramës për anëtarët e këshillit bashkiak Shkodër.

Ora 11:50 Ashtu sic ishte parashikuar për kryetar të këshillit bashkiak është propozuar vetëm kandidatura e Briselda Kadisë.

Ora 11: 38  Forcat Speciale janë në gadishmëri prapa derës, në oborrin e brendshëm të godinës për të ndërhyrë në rast se duhet. Ndërkohë jashtë herë pas here ka tensione. Protestuesittentojnë të çajnë kordonin për të hyrë brenda oborrit të Universitetit ku ndodhet dhe godina e bibliotekës.

"Eshtë mbledhur këshilli i ndrikullave brenda dhe ruhet me njëmijë polic"  dëgjohet të thotë një protestuese. 

Ora 11: 35 Tension para hyrjes së Bibliotekës ku po konstituohet këshilli bashkiak në Shkodër.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin të hyjnë brenda ambienteve të bibliotekës. Politia po përpiqet ti ndalojë.

Ora 11:00 "Kush nuk voton Brisejdën përjashtohet nga PS", urdhri i Ramës për anëtarët e këshillit bashkiak Shkodër




Ndërkohë që PS konstituon këshillin bashkiak në Shkodër, mbështetës dhe simpatizantë të PD kanë dalë në një marshim protestë.

Me thirrjet "Rama ik" ata kundërshtojnë konstituimin e këshillit bashkiak, pasi sipas tyre është ilegjitim.


Ora 11:10 -Të pranishëm në konstituim përveç këshilltarëve dhe Senida Mesi, Tom Doshi, Luan Harusha

Ora 10:25- PD protestë kundër konstituimit 

Nga ana tjetër mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara prefekturës, nga ku do të nisë edhe një marshim proteste drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi.

Ora 9:45 Në hyrje të Bibliotekës ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Ora 9:00 Ndryshon vendi i ceremonisë së konstituimit

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Tre pikat e rendit të ditës-Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit-Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.





EMISIONET