Sot dita e fundit e protestës, studentët rikthehen sërish në janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2018, 09:06
Sot do të jetë dita e fundit e protestës së studentëve për këtë vit, pasi ata do të rikthehen sërish në janar.
Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, aty ku edhe sot do të mbahet një seancë.
Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.
Prej më shumë se dy javë, studentët protestojnë pasi kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.