Sorecca uron Fitër Bajramin: Sakrificat dhe përkushtimi të sjellin paqe, shëndet e lumturi për shqiptarët

Sorecca uron Fitër Bajramin: Sakrificat dhe përkushtimi të

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Sorecca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Twiterr, Sorecca uron që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të Ramazanit, të sjellin më shumë paqe, shëndet e lumturi për shqiptarët.

''Gëzuar festën e Fitër Bajramit për të gjithë ata që festojnë sot! Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto periudha të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe për të gjithë shqiptarët.''


EMISIONET