Soreca pret Yuri Kim me trëndafila: Gati të nisim punën, 2020 vit kyç

I është përveshur punës ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Pas dorëzimit të letrave kredenciale kreut të shtetit Ilir Meta.

Ambasadorja është takuar edhe me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në twitter Soreca i uroi mirëseardhjen ambasadores së re si dhe i dhuroi një tufë me lule.

“Gati të nisim punën së bashku për të vijuar partneritetin themelor BE-SH.B.A. në Shqipëri, veçanërisht në kontekstin e integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit kyç për prespektivën e Shqipërisë” shkruan ambasadori Soreca në një postim në twitter.

Ndërkohë pritet të mbajë dhe fjalimin e rastit në ambientet e SHBA-së.


EMISIONET