Artur Zheji: Po dorëzohen të drejtat e njeriut në emër të koronavirusit

Artur Zheji: Po dorëzohen të drejtat e njeriut në emër

Nga studioja e “360gradë” në RTV Ora, gazetari Artur Zheji ka bërë foli për një dorëzim të të drejtave dhe lirive njerëzore kundrejt një sundimit të krerëve të shteteve.

Zheji tha se po dorëzohen të drejtat demokratike në emër të mbrojtjes nga koronavirusi.

Zheji: Sot të gjithë planetit po e gërryen një konflikt i brendshëm psikik. Karantinimi ka krijuar parakushtet për dilemat psikike, analitike dhe konspiracioniste. Linja kryesore është që koronavirusi nuk është ajo pandemi shkatërrimtari, por një shpikje ose laboratori për moshën e tretën, ose për të ndëshkuar vende të caktuar, ose një ekzagjerim për të bllokuar shtetet demokratike. Natyrshëm për të bërë të mundur që me thirrje të brendshme të njerëzve dhe dorëzimit të njerëzve që të pranohet një sundim ekstrem i kryeministrit ose presidentit. Në Amerika është shumë i madh për të drejtat që Trump po i merr qytetarët, duke i tunduar atij kushtetutën. Disa thonë që kjo është fillimi i fushatës elektorale. 

Edhe në Shqipëri, kemi një situatë të ngrirë, me një shtet gati në vdekje klinike me polici dhe ushtri. Kemi një burrë me mjekër që është edhe kryeministër, që jep këshilla nga larja e duarve te dalja me orar, duke simuluar intervista me popullit që thonë “ai është Ali Babai ynë”, ai e di kur të dalim dhe të futemi në shtëpi sepse ai mendon të mirën tonë. Është duke u ushqyer kjo psikozë, pasi edhe në jemi në prag të një palë zgjedhjeje. Ne po jetojmë në mënyrë paqësore me të drejta gjithmonë e të zvogëluara, duke i deleguar pa bërë betejë, pa gjak, po dorëzohen të drejtat demokratike në emër të mbrojtjes nga koronavirusi. Mos ndoshta kjo pandemi po ushqen në anti-demokraci të pavullnetshme nga ana jonë? 


EMISIONET