Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Nazarko: Është vepër e BE-së ndaj SHBA-së

Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Nazarko: Është vepër e

I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë një vepër e BE-së ndaj SHBA-së për t’i kërcitur dhëmbët.

Nazarko: Më dominantja nga tezat ka qenë që marrëdhëniet SHBA-BE janë ftohur. Në përgjithësi mendohet se është një vepër e BE-së ndaj SHBA-së për t’i kërcitur dhëmbët e për t’i treguar se kanë një politikë të jashtme efektive. 

Pavarësisht se politika evropiane duket më e hapur, ajo bazohet tek gjeopolitika e vjetër. Por nëse zihen amerikanët dhe evropianët, shqelmat i pimë ne. Prandaj ne duhet të kuptojmë se çfarë duan BE dhe Amerika nga ne, dhe çfarë duam ne nga ato. 


EMISIONET