Soko: Qeveria të shërojë plagët e konsumit, jo të projektojë investime madhore për fushatë

Soko: Qeveria të shërojë plagët e konsumit, jo të

Për ekspertin e ekonomisë Panajot Soko, qeveria me politikat e saj nuk po shërgon plagët e konsumit të shkaktuara nga mbyllja e ekonomisë për shkak të pandemisë.

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, Soko tha se nuk duhet projektuar investime madhore, pasi nuk ka investitor që sjell 1 miliard euro në Shqipëri në këtë kohë krize.

Panajot Soko: ''Mënyra se si është orientuar sot qeveria edhe me ato pak resurse që ka, nuk është për të shëruar këto plagë që po hapen. Kjo është një krizë atipike. Ne kemi krijuar një krizë tek ekonomia që nuk ka lindur në ekonomi. Ka lindur diku jashtë, ishte një krizë pandemike e cila u transferua në ekonomi. Nuk vuajti vetë ekonomia. Në këtë moment u godit konsumi. U goditën famlijet, u munguan paratë fmailjeve për atë kohë që mbetën papunë. Qeveria duhet të shërojë këtë plagë, kjo është një plagë konsumi. Jo më të projektojë investime madhore, sepse nuk është lodhur motorri i ekonomisë dhe t'i japim tani pak spunto për ta rigjallëruar. Këtu kemi pasur një krizë konsumi. Ku ka investitor që sjell 1 milard euro në Shqipëri në këtë kohë? Ato nuk do bëhe, është kohë fushate. Po mbyllet biznesi i vogël sepse nuk paguan qeranë. Qeveria në duhet t'i ndihmonte ata. Të shkojë te të gjithë operatorët, jo vetëm te biznesi i vogël por edhe te biznesi i madh.''

EMISIONET