Softa: Ndërtimi, fushë e parregulluar me ligj

Softa: Ndërtimi, fushë e parregulluar me ligj

Inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa, deklaroi në emisionin "Tempora" në RTV Ora se ndërtimi është një fushë e parregulluar me ligj.

Softa: Në 30 vjet nuk kemi bërë asnjë. Është proces kompleks.Ka një tendencë shumë të shpejtë për kapërcimin e një faze, kemi konstatimin dhe tani mendojmë për faturën. Ndërkohë kemi një fazë të ndërmjetme, si ti administrojmë këto objekte, janë të dëmtuara apo nuk janë të dëmtuara?

Nga ana tjetër ai ngre shqetësimin se nuk ka asnjë ekspertizë për objektet e larta.

Softa: Në 30 vitet e fundit nuk kemi asnjë ekspertizë për një objekt të lartë, zero. Shteti ka marrë vrull shpesh herë për të bërë ekspertizë në objekte, por nuk janë bërë kurrë. Është problem shumë i madh. Veç bazës ligjore duhet patjetër që të mundohemi të shpëtojmë objektet, të ulim faturën. Të shpëtojmë ç'të mundim nga objektet, në Durrës janë bërë masakra.

EMISIONET