Sneijder shfrenon fantazinë: Ja çfarë më mungoi për të qenë si Ronaldo e Messi

Sneijder shfrenon fantazinë: Ja çfarë më mungoi për

Me Holandën shkoi deri në finalen e Botërorit 2010 pa mundur të ngre lart trofeun më të madh sportiv, po në të njëjtin vit fitoi Champions League me Interin. Megjithatë Wsley Snajder nuk mundi të fitonte asnjëherë "Topin e Artë"

Ish-mesfushori i Ajaxit, Real Madridit dhe Interit, ndër të tjera, ka zbuluar se nëse do të kishte qenë më profesionist në jetën e tij, do të kishte qenë në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Duhet të jem i sinqertë me veten time, jam ky që jam. Nëse do të kisha jetuar 100% si profesionist, do të isha në atë listë, me Messin dhe Cristianon,” – deklaroi Sneijder për Fox Sports.

Por edhe pse pretendon se mund të kishte qenë në nivelin e Leos dhe Ronaldos, Sneijder e bën të qartë se nuk pendohet për jetën e tij.

“Nuk pendohem për këtë. Jo se nuk e kam menduar, thjesht nuk e doja. Më pëlqeu ta dëfrehesha se brenda fushës dhe jashtë saj. I fitova të gjitha çmimet që mund të fitosh, kështu që nuk pendohem as për një sekondë.”

Holandezi, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, nuk e kapen që nuk  ka marrë një çmim individual të më të mirit në botë:

“Unë jam një lojtar i ekipit dhe gëzoj sukseset e përbashkëta. Kanë kaluar pothuajse dhjetë vjet dhe njerëzit akoma vijnë për të më thënë që unë duhet të kisha fituar Topin e Artë në vitin 2010. Ata më pyesin nëse kam ndonjë problem me këtë. Fitova Ligën e Kampionëve. Kjo është shumë më mirë për mua sesa një çmim individual.”

Në karrierën e tij si lojtar, Sneijder thekson se një nga lojtarët që e befasuan më shumë ishte Guti (Real Madrid.

“Nuk foli me mua për tre muaj kur u bashkova me ekipin, por që nga momenti kur filluam të luanim së bashku, kuptoheshim me sy mbyllur. Ai njeri ishte fenomenal, më bëri shumë përshtypje.”

EMISIONET